Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Biznesi

Shkëputja e Kontratës Kolektive nga ministria e Arsimit vleresohet marrezi

Ministria e Arsimit ia ka shkëputur Kontratën Kolektive Sindikatës së Arsimit. Lidhja e kontratës ishte bërë në kohën e Qeverisë Hoti, me 21 janar 2021. Për këtë ka reaguar vet Hoti duke thënë se ministria ka vepruar në mënyrë ligjore, shkruan Insajderi. Ish-kryeministri Hoti e ka cilësuar si marrëzi këtë veprim Qeverisë Kurti duke thënë se vendimi e veprimi është politik.

23/11/2022
in Biznesi
Reading Time: 3 mins read
Shkëputja e Kontratës Kolektive nga ministria e Arsimit vleresohet marrezi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Arsyetimi i Ministrisë së Arsimit për shkëputjen e njëanshme të Kontratës Kolektive është marrëzi.
Ky veprim është një tjetër shkelje ligjore e Qeverisë
“, shkroi ai.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Qeverinë Hoti e ka bërë të qartë se vendimet e asaj qeverie mbesin në fuqi. Ato vendime e kanë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e plotë, sepse ajo Qeveri është votuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ato vendime nuk mund të kontestohen nga askush me vendime dhe veprime politike“, ka thënë Hoti.

Mes tjerash ai shprehet se kjo Qeveri e ka humbur rrugën duke e përmendur disa çështje ndër to temën e targave.

“Konfrontohet me aleatët për targa. Konfrontohet me arsimtarë e mjekë për pagat që u takojnë atyre. Konfrontohet tani edhe me gjyqtarë e prokurorë duke marrë vendime jo ligjore për ulje të pagave të tyre.

“Kjo Qeveri dëshiron ta rrëzojë veten. Por tash nuk mund t’i ikë përgjegjësisë, vetëm nëse vetë e ngrit flamurin e bardhë”.

Nga Ministria e Arsimit kanë deklaruar për Insajderin se tanimë kanë ftuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për të negociuar për kontratën e re sipas tyre të ligjshme.

“…Si Ministri e Arsimit i kemi ftuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit që të negociojmë kontratë të re të ligjshme që avancon dhe mbron të drejtat e punëtorëve të arsimit. Në bazë të njoftimeve nga institucionet kompetente, kjo kontratë ka pasur probleme serioze ligjore dhe si e tillë është e pavlefshme. Për këtë kontratë nuk ka pasur asnjë vlerësim ligjor, financiar dhe planifikim buxhetor para nënshkrimit”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj për Insajderin.

Por, një ftesë të tillë nuk e kanë pranuar po thonë nga SBASHK për Insajderi.

Nënkryetarja e SBASHK-ut Vjollca Shala madje është shprehur e bindur që kontrata do të vazhdojë të mbetet në fuqi.

Shkëputja e Kontratës Kolektive – vjen paralajmërimi i SBASHK ndaj ministrisë së Arsimit

“Jo akoma nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga Ministria e Arsimit për një takim të mundshëm, për bisedim për një Kontratë të re Kolektive edhe pse shkëputja e Kontratës është bërë në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Arsimit është e paligjshme ngase nuk mund të bëhet njëanshëm ajo duhet të bëhet në bashkëpunim me të dyja palët, në këtë rast është shkëputur një anshëm dhe ne do ti ndjekim të gjitha rrugët ligjore me qëllim që kontrata aktuale të jetë akoma në fuqi, dhe natyrisht që do të jetë akoma në fuqi”, tha Shala për Insajderin.

E pyetur nëse kjo çka po është si rezultat i betejës së më hershme mes palëve, Shala refuzoi të jap një përgjigje duke thënë se për këtë duhet të flas MASHT.

“Unë për këtë nuk mund të përgjigjem, në qoftë se ka ndonjë prapavi më së miri mund të përgjigjet ministria e Arsimit, nëse e ka bërë me një qëllim të caktuar, ajo çka mund të deklarojë është që vetëm kemi marrë njoftimin për shkëputje të Kontratës Kolektive”, ka thënë ajo.

Përmes Kontratës Kolektive mësimdhënëseve iu mundësonte mbulimi i shpenzimeve për udhëtim, kompensim të shujtës dhe shpërblim jubilar.

“Ndër të tjera, Kontrata Kolektive garanton për mësimdhënësit kompensimin e ushqimit gjatë punës në vlerë prej 2 euro në ditë, shpërblimin jubilar varësisht nga përvoja e punës nga 50-150%, pagesë përcjellëse në lartësi të tri pagave të fundit me rastin e daljes në pension, ndërsa në fund të çdo viti kalendarik mësimdhënësit do të shpërblehen me 8.3% të pagës vjetore komulative”, thuhet në vendim./insajderi/

Related

Previous Post

Rreth 60 për qind e konsumatorëve të Termokos-it kanë instaluar pajisjet matëse

Next Post

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

30/01/2023

Komunat kundër rritjes të tatimit në pronë

28/01/2023
Puna nga Shtëpia, prin Stokholm në të gjithë Evropën

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

28/01/2023

Të fundit

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.