Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home

Norvegji/ Sipërmarresi Shqiptar Bujar Zhuri: Ja Investimet Nordike Në Shqipëri

Bujar Zhuri është një nga sipërmarrësit shqiptar e suksesshëm në Norvegji dhe një nga anëtarët e parë të Dhomës së Biznesit të Diasporës, i cili jeton prej 30 vitesh në vendin skandinav.

06/04/2021
in Category
Reading Time: 3 mins read
Norvegji/ Sipërmarresi Shqiptar Bujar Zhuri: Ja Investimet Nordike Në Shqipëri
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ai ka një eksperiencë më shumë se 25 vjeçare në botën e biznesit ndërkombëtar dhe prej disa kohësh është orientuar drejt vendlindjes duke mundësuar implementimin e projekteve të ndryshme ndërkombëtare.

“Ishte një ëndërr e imja që unë një ditë të shikoja mundësi, që Shqipëria të ishte një vend me potenciale të mëdha për investitorët skandinav. Mendova se kishte ardhur koha të hapnim një kompani konsulence për investitorët që donin të investonin në Shqipëri, kështu që regjistruam një kompani në Londër dhe filluam të bëjmë njoftime”, – tregon ai.

Zhuri  flet dhe për një projekt në të ardhmen atë të një ferme norvegjeze në Shqipëri prodhimet bujqësore të së cilës do të eksportohen jashtë vendit.

“Aktualisht pas shumë përpjekjesh arritëm të realizojmë, kemi bërë një marrëveshje me shtetin shqiptar me një nga 10 familjet më të pasura norvegjeze në një projekt që është farm projekt. Marrëveshja është për 300 ha, po plani është të shkojmë 1 mijë ha ku të prodhojmë perime për tregun gjerman, anglez dhe atë skandinav. Ajo është një familje multimiliardere që kanë kompani e ferma në shumë vende të botës dhe kanë eksport të ngritur”, tha ai.

Zhuri është dhe anëtar i Dhomës së Biznesit të Diasporës, për të cilën tha se qëllimi është për të thithur kapitalet e Diasporës sonë. “Para një viti u krijua Dhoma e Biznesit të Diasporës, ku duhet përshëndetur dhe kontributi i mikut tim dhe shumë shqiptarëve të tjerë, biznesmenit nga Gjermania Lazim Destani, i cili së bashku me të dhe shumë të tjerë, Ardian Lekaj nga Holanda dhe shumë shqiptarë të tjerë që janë në Diaporë, nga Amerika, Turqia, themeluam Dhomën e Biznesit në Diasporë me qëllim të caktuar ku ne duam të promovojmë projekte që Shqipëria ka për të thithur kapitalet e diasporës sonë dhe për të investuar në ato vende. Ne e shohim aktualisht siç përmenda rastin e prodhimit bujqësor, bujqësia në Shqipëri ka hapësira për të investuar shumë më shumë”, tha për emisionin “Gjurmët” Bujar Zhuri duke shtuar se një pjesë e tyre janë aktivë dhe në rrjetin e bizneseve të diasporës.

Veç të tjerash  Zhuri tregon për fillimet e tij, arsyet e zhvendosjes në Norvegji dhe karrierën në biznes.

“Unë vij nga një zonë që është në jug të Tiranës, nga Lushnja me origjinë dhe kam jetuar shumë vite në Rrogozhinë, ku kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë sime. Ndërkohë u bënë gati 30 vjet që jam shpërngulur dhe vendosur në Norvegji. Para se të vija në Norvegji kam punuar në Shqipëri si mësues, biles kam studiuar disa universitete paraprakisht dhe kam punuar në shkollë në Lushnje dhe në zonën e Rrogozhinës ku kam qenë mësimdhënës për disa vite. Jam marr dhe me politikë, por dhe media. Gjatë kësaj periudhë jam marr me shkrime, analiza dhe komente, kryesisht ato të aspektit politik, transformimin e Shqipërisë pas viteve ’90. Nuk është e lehtë të rritesh në një familje të jesh tetë fëmijë me një pagë ushtaraku që relativisht ishte një pagë e mirë po numri i fëmijëve, hapësirat ku banon ishin vërtet të vështira. Ndonjëherë vështirësia të jep mundësinë që të piqesh më shpejt se koha dhe të sillesh si i madh dhe në fëmijëri, mua mu ka dash të marr përsipër dhe vështirësi, të mbështes familjen, të punoj dhe integrohem në atë shoqërinë dhe në atë periudhë të rinisë sime të hershme. Unë kam mbaruar universitetin “Aleksandër Xhuvani”, degën cikli i ulët, pastaj Gjuhë-letërsi në Tiranë e pastaj kam studiuar juridik dhe në Norvegji kam studiuar në shkollë e lartë këtu psikologji-pedagogji dhe shumë kualifikime që kanë qenë të domosdoshme për vendi e punës që unë kam pasur si mësues në shkollë norvegjeze prej 14 vjetësh”, ka treguar ai.

Ai rrëfeu se largimi jashtë vendit ndodhi në atë vorbullën e atyre që kërkonin një jetë më të mirë. Dhe ai kishte një arsye që zgjodhi Norvegjinë, pasi jetonte bashkëshortja e tij më parë, e cila ishte studente në Tiranë.

Related

Previous Post

Violonçelistja nga Shkodra që po ndërton karrierën e saj në SHBA

Next Post

San Paolo Albanese, Katundi Arbëresh Me Popullsinë Më Të Vjetër

Next Post
San Paolo Albanese, Katundi Arbëresh Me Popullsinë Më Të Vjetër

San Paolo Albanese, Katundi Arbëresh Me Popullsinë Më Të Vjetër

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

30/01/2023

Komunat kundër rritjes të tatimit në pronë

28/01/2023
Puna nga Shtëpia, prin Stokholm në të gjithë Evropën

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

28/01/2023

Të fundit

Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

30/01/2023

Komunat kundër rritjes të tatimit në pronë

28/01/2023
Puna nga Shtëpia, prin Stokholm në të gjithë Evropën

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

28/01/2023
Magazina Qendra

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

30/01/2023
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.