Magazina Qendra
Advertisement
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet
No Result
View All Result
Magazina Qendra
No Result
View All Result
Home Ballina

Ikja e fuqisë punëtore, tronditje e madhe për vendin

03/01/2023
in Ballina
Reading Time: 3 mins read
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikatat e Pavarura të Kosovës konsiderojnë se mungesa e fuqisë punëtore ka filluar të ndjehet dukshëm në vend.

Ato apelojnë për kushte më të mira të punës dhe trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve, pasi konsiderojnë se jo vetëm pagat janë arsyeja e ikjes së punëtorëve, ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë thotë se ka ndërmarrë disa hapa për të parandaluar largimin e fuqisë punëtore nga vendi, duke iu mundësuar të rinjve kyçje në treg të punës e bizneseve punëtorë.

 

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi paralajmëron një tronditje të madhe të mungesës së fuqisë punëtore, e cila sipas tij, do të fillojë të ndjehet qysh në pranverë.

Azemi ka përmendur disa faktorë që ndikojnë në ikjen e fuqisë punëtore nga vendi.

“Në bazë të dhënave që i kemi, një tronditje e madhe e mungesës së fuqisë punëtore do të jetë në pranverë, pasi shumë punë, ambientet e jashtme janë ndërprerë dhe ata punëtorë janë bart dhe po punojnë në ambiente të brendshme ku krijohen kushtet.

Ndryshe, në momentin kur do të fillojë sezoni i pranverës do të shihet se vërtet atëherë do të jetë goditja më e madhe e Kosovës për mungesën e punëtorëve të sektorëve privat të Kosovës. Jo gjithherë është vetëm paga që përcakton qëndrimin ose ikjen nga Kosova, por është Ligji mbi sigurinë dhe shëndetin në punë dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë me punëtorët e sektorit privat të Kosovës”, thotë Azemi.

 

Se tashmë veç është duke u ndjerë dukshëm mungesa e fuqisë punëtore thotë edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli.

Hykolli tregon për KosovaPress se kanë dorëzuar kërkesa tek punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme, pasi sipas tij në këtë formë mund të ndalet edhe ikja e fuqisë punëtore nga vendi,

“Është duke u ndjerë një mungesë e punëtorëve në Kosovë. Ne si BSPK ka kohë të gjatë që kemi ngritur problematikën e vetëdijësimit të punëdhënësve për ruajtjen e të punësuarave të Kosovës, pra ne kemi kërkuar nga punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme, të kenë rrogë të dinjitetshme, por krahas asaj të kenë një sjellje të mirë në raport me të punësuarit…

 

Edhe në momentin kur të punësuarit nuk i respektojnë punëtorët e vet, atëherë kemi ikje nga vendet e punës… Po të ketë dinjitet te të punësuarit në Kosovë, atëherë besoj se shumica prej punëtorëve nuk kishin pas nevojë edhe të largohen nga Kosova”, thotë Hykolli.

E në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe të parandalimit të ikjes së fuqisë punëtore Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka ndërmarrë disa hapa.

Fjolla Smaili-Azemi nga kjo Dhomë thotë se në këtë drejtim kanë nënshkruar memorandume të bashkëpunimit me universitete.

Sipas saj, kjo iniciativë shërben që të bëhen urë lidhëse mes universitetit dhe bizneseve anëtare me qëllim që të dyja palët të përfitojnë nga një bashkëpunim i tillë.

“Si Dhomë e Tregtisë dhe Industrisë kemi nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit, kryesisht me Universitetin e Prishtinës dhe me fakultete specifike në kuadër të këtij të fundit, me qëllimin e vetëm që në një formë t’i ofrojmë edhe biznesit fuqi punëtore, por njëkohësisht edhe shumë studentë të cilët diplomohen në fusha dhe departamente të ndryshme të kenë mundësi që ende pa përfunduar studimet të kyçen në tregun e punës.

Një iniciativë e tillë ka pasur edhe rezultatet pozitive, sepse ne jemi të vetëdijshëm nga praktika se kemi shumë studentë të cilët diplomohen dhe fatkeqësisht detyrohen të punojnë punë apo profesione të tjera të cilat nuk përputhen aspak me fushën e studimeve të tyre.”, thotë Azemi.

Sipas saj, një prej arsyeve kryesore që shumë të rinj dhe të reja po ikin nga vendi janë kushtet më të mira të punës dhe një pagë më e mirë për ta, në vendet evropiane, në krahasim me Kosovën.

Related

Previous Post

Eurostat: Shqipëria e Kosova ndër vendet ku alkooli konsumohet më së paku në Europë

Next Post

Bernard Arnault – njeriu i ri më i pasur në botë

Next Post

Bernard Arnault - njeriu i ri më i pasur në botë

Please login to join discussion

Stay Connected test

  • 23.8k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

Comodita Home – eksportuesi më i madh nga Kosova me 40 milionë euro

30/03/2021
SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

SI U VRA ISA BOLETINI, DËSHMIA E RRALLË!

30/03/2021
Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

Sa shqipëtarë jetojnë në Australi ?

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

30/01/2023

Komunat kundër rritjes të tatimit në pronë

28/01/2023
Puna nga Shtëpia, prin Stokholm në të gjithë Evropën

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

28/01/2023

Të fundit

Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

30/01/2023

Komunat kundër rritjes të tatimit në pronë

28/01/2023
Puna nga Shtëpia, prin Stokholm në të gjithë Evropën

SHBA shkatërron rrjetin e hakerave që grabiti më shumë se 100 milionë dollarë

28/01/2023
Magazina Qendra

Follow Us

Materialet, videot, fotografitë, shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe në bazë të së drejtës së autorit , sipas ligjeve të miratuara janë pronë e kompanisë. Gjithsecili mund të përdorë dhe të shërbehet me këtë faqe interneti, dhe materialet e saja, sipas ligjeve dhe rreguloreve të cilat përcaktojne qartë përdorimin e tyre, pa shkelur të drejtën e autorit.

Më të rejat

Barazim historik/ Dollari dhe euro në vlerë të njëjtë

Kosova s’e ka nën kontroll korrupsionin, me gjithë luftën kundër tij

31/01/2023
Punëtorë të kualifikuar në Gjermani, ja profesioni që duhet të kenë

2022 solli mbi 11 mijë biznese të reja

30/01/2023
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Ekonomia
  • Turizëm
  • Crypto
  • Startup
  • Personazh
  • Karriera
  • Auto-Qendra
  • Opinionet

©2021 Qendra.